1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Morena Taraku shpërndan në rrjetet sociale fjalimin e Jakup Krasniqit në Hagë, shpreh mbështetjen e saj për UÇK-në

Tashmë një numër i madh i shqiptarëve kanë shprehur në rrjetet sociale mbështetjen e tyre për të akuzuarit e Gjykatës Speciale, pӕr krime lufte.

Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë vetëm disa nga emrat që së fundmi iu konfirmua aktakuza dhe u nisën për në Hagë, ku edhe po bëhet gjykimi.

Edhe emra të njohur nga estrada shqiptare po përdorin ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për të shprehur mbështetjen për të akuzuarit.

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, shpërndau të mërkurën në InstaStory një fotografi, ku shfaqej fjalimi i Jakup Krasniqit, të thënë në Hagë gjatë këtyre ditëve.

Foto: Morena Taraku/InstaStory

“Jam shqiptar, s’jam as katolik, as mysliman. UÇK nuk është ndërmarrje kriminale. Ndërmarrje kriminale ishte Serbia”, janë fjalët që tha Krasniqi në Hagë.

Me këtë, Morena iu bashkua kauzës së mbështetjes ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ishte kyç për çlirimin e Kosovës gjatë luftës së fundit. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img