Morena Taraku ka treguar edhe njëherë pse është njëra prej modelëve më të kërkuara në fushën e modës
Këngëtarja dhe modelja ka qenë e ftuar në dasmën e sipërmarrëses dhe gruas së njohur të biznesit nga Libani, Ghina Ghandour – e cila u martua vikendin që lamë pas.
Për këtë dasmë Morena ka udhëtuar në Bejrut të Libanit derisa është paraqitur me një fustan transparent me zinxhir të kristalit, derisa poshtë tij ka pasur të brendshme të dizajnuara enkas për këtë veshje.
Edhe në këtë paraqitje Morena ka treguar trupin e saj të tonifikuar derisa ka uruar me disa foto çiftin për martesën.