Morena Taraku është një ndër personazhet më mediatikë në showbizin shqiptarë.
Këngëtarja dhe modelja e njohur ka me mijëra fansat, të cilët e ndjekin hap pas hapi bukuroshen në imazhet që publikon në rrjetet sociale.
Morena ka treguar shpesh herë në intervista, se ruan një lidhje shumë të veçantë me babain e saj, kjo ngase e ka humbur shumë e re nënën.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” bashkë me babanë, aktorin e njohur Selami Taraku, ku kanë rrëfyer të rejat nga jeta dhe karriera e tyre.
Ndërkohë, Morena ka publikuar një fotografi në InstaStory, në mbishkrimin e së cilës shkruan: “Gjithçka që më duhet je ti”.
Përndryshe ajo e ka cituar në shumë intervista, se babai për të është mashkulli i jetës.