-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Morën mbi 700 mijë euro tenderë e i lanë rrugët të papërfunduara, këto janë tri kompanitë që u ndëshkuan nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës dje ka marr vendim për shkëputjen e kontratave për tri kompani të papërgjegjshme. Ato dyshohet se nuk i kanë kryer punimet në rrugët që i kanë fituar me tender, sipas dinamikës. Tash Komuna e Prishtinës pritet të hap tender të ri për të vazhduar këto projekte, shkruan Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express, nga komuna kanë bërë të ditur se kontratat janë ndërprerë për tre operator ekonomik.

Kontrata e parë ka të bëjë me ndërtimin e Lapidarit në fshatin Prapashticë për dëshmorët e vitit 1921, Lot 1.

Për mosfinalizimin e këtij projekti është ndëshkuar kompania “Wenda”.

Komania e dytë të cilës iu shkëput kontrata është “NB COMPANY shpk”.

Kjo kompani , sipas komunës nuk e ka finalizuar ndërtimin e rrugës në fshatin Radashevc, Lot 5.

E kompania e tretë “Bashkimi-Meti”, iu shkëput kontrata që e kishte me komunën për ndërtimin e një rrugë në fshatin Koliq.

“ Kontratat janë ndërprerë me 3 operatorë ekonomik, si në vijim: – Ndërtimi I Lapidarit në Prapashticë për dëshmoret e vitit 1921 Lot I, ( N.N.P.    Ëenda ) – Ndërtimi i rrugës në fshatin Radashevc – Lot 5, (OE: NB COMPANY shpk) – Ndërtimi i rrugës në Lagjen Hajdaraj – Fshati Koliq – Lot 3, (OE: BASHKIMI-METI shpk)”, thuhet në përgjigjen e komunës për gazetën.

Këto kompani, sipas zyrtarëve të komunës i kanë mbajtur projektet e papërfunduara.

“Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Përveç anulimit të projekteve, këtyre kompanive pritet që t’u konfiskohet sigurimi i ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projekti.

E për kryerjen e punimeve në këto rrugë pritet që të hapet sërish tender.

“ Për punët të cilat janë kryer me rregull deri tani, sigurisht që do të kryhen edhe pagesat. Kompanive do t’u konfiskohet sigurimi i ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do te rihapen tenderet për këto projekte për të siguruar vazhdimin e tyre sipas planit dinamik”, thuhet ndër të tjera në përgjigjet e tyre për Gazetën Express.

Sa ishte vlera e tenderit për këto tri projekte?

Për Ndërtimin e Lapidarit në Prapashticë për dëshmoret e vitit 1921, komuna e Prishtinës me 17.11.2020 i kishte dhënë tender operatorit ekonomik N.N.P. “Wenda”, në vlerë 167.358.14 euro, në kohëzgjatje prej dy muajsh. 

Për këtë projekt komuna kishte pranuar vetëm një tender.

Kriter ishte çmimi më i ulët.

E kompania “Bashkimi-Meti” Sh.P.K., ka marr tender në vlerë 219.404.20 euro për ndërtimin e rrugës në Lagjen Hajdaraj në fshatin Koliq.

Gjithsej për ndërtimin e kësaj rruge kishin aplikuar 22 kompani

Por, çmimi i ulët i ofruar nga kompania “Bashkimi-Meti”, ishte arsyeja pse iu dha tenderi.

Kjo kontratë ishte nënshkruar më 23.06.2022.

E për ndërtimin e rrugës në fshatin Radashevc, Lot 5, tendein e fiotoi kompania “NB COMPANY” Sh.P.K.

Vlera e tenderit ishte 330.703.00 euro.

Edhe ky tender ishte dhënë më 23.06.2022. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img