7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Morëm tri vendime të rëndësishme”, Kurti njofton për mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë

Kryeministri Kurti ka njoftuar për vendimet që janë marrë në mbledhjen e mbrëmshme elektronike të Qeverisë.

Ai ka thënë se janë marrë tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kanditaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Kryeministri ka njoftuar për miratimin  e programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili kryeministri thotë se do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes.

“Në mbledhjen e 158-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm tri vendime të rëndësishme, për mirëqenien e qytetarëve, sektorin e energjisë dhe kanditaturën tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Miratuam Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike për periudhën 2023-2024, nga i cili do të përfitojnë të gjitha familjet që kanë të hyra mesatare mujore më pak se 150 euro për anëtar të familjes.

Ndamë 2.5 milionë euro për mbulesën e shumës së garancisë për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në rast se kandidatura e Kosovës shpallet e suksesshme.

Aprovuam Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për periudhën 2022-2025”, ka shkruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img