Sulmuesi spanjoll pritet që sot të udhëtoj në drejtim të Madridit për të kryer testet mjekësore, mëson “Goal”, transmeton prishtinapress.eu
Ai do t’i bashkohet skuadrës së Atletico Madrid për pjesën e mbetur të sezonit, por vetëm në formë huazimi.
Atletico do të paguaj 5 milionë euro për ta mbajtur lojtarin të huazuar deri në fund të këtij sezoni, por ata do të kenë të drejtë blerjeje në fund të sezonit, nëse lojtari i bind me paraqitjet e tij.
Ky transferim i mundshëm do t’i kushtonte madrilenëve rreth 50 milionë euro.
Largimi i Moratas u nxit edhe nga forma e dobët e lojtarit por edhe nga ardhja e Higuain në kampin “blu”.