1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Mora pagesën dhe… ”, çfarë po bisedonin Efi dhe Kiara kur produksioni largoi kamerat (VIDEO)

Efi dhe Kiara janë dy banoret e rikthyera në shtëpinë e Big Brother VIP dhe kanë ngritur dyshimet për një pagesë të marrë por nuk dihet për cfarë bëhet fjalë. Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit.

Por kur Efi shprehet ‘mora pagesën dhe…’, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.

Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e Instagram-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë. Ende nuk dihet sa është shifra e kësaj pagese./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img