Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka bërë të ditur një risi në formacionin e ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Udineses në Serie A.
Ai ka theksuar se përforcimi Gerard Deulofeu mund të luajë nga minuta e parë në duelin e ardhshëm.
“Është e mundshme që Deulofeu të luajë si titullar ndaj Udineses”, deklaroi ai në konferencë për media.
“Ai është dikush që gjithmonë ka qenë i destinuar për sukses. Ne duhet të kuptojmë pse ai ende nuk e ka arritur atë nivel. Puna ime është të nxjerr maksimumin prej tij”, theksoi Montella.