Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, që nga mbrëmë ka shkaktuar debate dhe pakënaqësi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Gjatë prime-it të së premtes, Linda është shfaqur duke imituar Donikën dhe Ledin për situatat kur këto dy të fundit kanë shprehur mallin dhe mërzinë për fëmijët e tyre jashtë.
Kjo ka shokuar një pjesë të banorëve dhe të opinionit publik.
Një reagim ka ardhur edhe nga profili i e Monika Salihut në Instagram, e cila mirëmbahet nga familjarët e saj.
Bëhet fjalë për rishpërndarjen e një videoje të Lindës duke e imituar, e cila shoqërohet me mbishkrimin: “Ani kush po fol, kjo Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”.
Ndryshe, Monika ende nuk ka treguar një histori të tillë gjatë qëndrimit në BBVK.