Site icon PrishtinaPress

Monika Salihu: Mc.Kresha duhet të ma kthej favorin, unë e bëra të famshëm kur nuk njihej fare

Këngëtarja Monika Salihu ka një kërkesë publike për reperin Mc Kresha.

Ajo në emisionin Prive ka kërkuar nga ai që të bëj një duet me Monikën pasi që ata përshtaten në stil, shkruan lajmi.net

Monika ka treguar se ajo në albumin e saj të lansuar vite më parë ka pasur një këngë me Kreshën duke ia dhënë atij një pjesë të famës, pasi atëherë Kreshën nuk e ka njohur askush.

Prandaj, ajo dëshiron që Kresha t’ia kthej asaj këtë favor.

Ndryshe, Monika ka shprehur haptazi për një duet edhe me këngëtarin Majk.

Exit mobile version