Zahir Bajrami, drejtor i financave në Qeverinë e Kosovës, është arrestuar bashkë me djalin e tij, për marrje të 20 mijë eurove nga një person për heqjen e dënimit të shqiptuar me 3 vjet burgim.
Përkundër dhënies së parave, lënda e tij u kthye vetëm në rishqyrtim, raporton KTV.
Dhe pas kësaj, iu kërkuan edhe 10 mijë euro të tjera.
Pazari për heqjen e dënimit vërehet qartë edhe në bisedat e zhvilluara nga takimet që El-Sadat Musliu ka zhvilluar me Zahir Bajramin dhe të birin e tij.
Bajrami dëgjohet duke ia kërkuar paratë dhe duke thënë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese që atë kohë ishte Enver Hasani, do ta kryente këtë punë.
Babë e bir janë arrestuar pasditen e djeshme, derisa njëri prej tyre ishte duke kryer veprën në një lokal të Prishtinës.
Kjo histori e ryshfetit kishte filluar në vitin 2012.
Zyra e kryeministri ka konfirmuar se do të marrë të gjitha masat ndaj këtij zyrtari.
https://www.dailymotion.com/video/x5baswe_arrestimi-mashtrimi_news#tab_embed