Një veturë e Policisë së Kosovës është djegur nga serbët në Zveçan.
Në media janë publikuar pamje të kësaj veture.
Gjithçka ndodhi pas të shtënave me armë që shpërthyen në hyrje të objektit të kësaj komune.
Serbët aty bllokuan hyrjen për të ndaluar kryetarin e ri shqiptar të shkojë në zyrën e tij, e kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Policisë.