Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion të madh në veri të Mitrovicës, e gjithë kjo për arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pasi ky i fundit u fut pa leje të autoriteteve kosovare në vend.
Madje në një moment është pikërisht i pari i veriut, Goran Rakiq i cili kundërshton urdhrat e Policisë së Kosovës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes teksa Policia e largon atë.
Policia në këtë rast ka arritur të futet brenda sallës ku Gjuriq po mbante takim rreth çështjes së dialogut me Kosovën. Ndryshe Policia e Kosovës arriti të arrestojë Marko Gjuriq i cili tashmë është nisur për në Merdare nën përcjellje të forcave të mëdha policore.