Disa pamje tronditëse në Meksikë tregojnë momentin kur një objekt i tërë banimi u ‘shkëput’ dhe përfundoi në rrugë pas rrëshqitjeve të dheut.
Autoritetet në Tijuana thonë se objekti është i dyti që u shemb në zonë pas rrëshqitjeve të dheut.
Punonjësit e urgjencës duket se kanë qenë tashmë në vendin e ngjarjes dhe mbetet e paqartë nëse ka pasur viktima apo të lënduar nga kjo shembje.
Pamjet janë xhiruar të dielën më 9 prill./PrishtinaPress/