Seanca e sotme e Kuvendit eskaloi në dhunë fizike.
E gjitha nisi pasi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.
Bislimi më pas tentoi ta godas me shishe Lushtakun, por goditja e tij shkoi huç, e më pas kërcitën grushtet e shuplakat.
Në pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se Mërgim Lushtaku, pasi përvidhet nga deputetët e pozitës, truprojat e kryeministrit e policët civilë, arrin ta godas më shuplakë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Dhuna në kuvend e detyroi kryetarin e parlamentit, Glauk Konjufcën, që deputetët t’i çojë në pauzë dyorëshe.