Agjencia franceze e lajmeve, AFP, ka publikuar videon e momentit kur ish kryeministri, Ramush Haradinaj dërgohet në Gjykatën e Apelit në Colmar.
Haradinaj është përcjellë gjatë gjithë kohës me forca speciale franceze, derisa është liruar me kusht deri në një vendim tjetër, transmeton lajmi.net.
Haradinaj deri në shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit nga Serbia, do të paraqitet dy herë në policinë e qytetit francez, Strasburg. /Lajmi.net/