12.6 C
Pristina
Monday, April 14, 2025

Buy now

spot_img

Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin për finalistët

Mbrëmja e eliminimit të Jozit nga shtëpia e famshme u kthye në një moment të papritur dhe dramatik, kur teksa po përshëndeste banorët, ajo goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar përtokë.

Incidenti i dhunshëm la të gjithë të shokuar, ndërsa Gjesti u detyrua të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtëpisë.

Pas rikthimit të tij, atmosfera ndryshoi krejtësisht. Finalistët Rozana, Egli dhe Laerti e pritën me brohorima dhe përqafime.

Foto: Screenshot/Instagram

Egli ishte e para që i doli përpara dhe e përqafoi me ngrohtësi, ndërsa Rozana brohoriti me entuziazëm: “Finalistët!” duke treguar se tashmë grupi ishte i plotë dhe Egli ishte e fundit që i bashkohej finales.

Interesant ishte fakti që Gjesti nuk e dinte për hyrjen e Eglit në finale, pasi ndodhej jashtë për trajtim mjekësor.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, sjellja e Rozanës ngjalli diskutime – ndryshe nga momenti kur ndodhi incidenti me Jozin, ku ajo nuk reagoi dhe qëndroi e ftohtë, kësaj here ajo nuk përmbajti emocionet dhe kërkonte me çdo kusht të përqafonte Gjestin.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Laerti e mori Gjestin në krah në një festë simbolike për të shënuar përmbylljen e rrugëtimit dhe hyrjen në finalen e madhe.

Ngjarja ka ndezur rrjetet sociale dhe pritet të jetë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni. 

https://www.instagram.com/reel/DIXbR6VIvC1/?igsh=a3V5bDluNzJ5bWU4

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img