Tyson Fury ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në peshat e rënda. Fury arriti të fitonte me nokaut ndaj sfiduesit, Dillian Whyte.
Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte. Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje.
Pas fitores, Tyson Fury vendosi t’i argëtonte tifozët e pranishëm në “Wembley”.
Ai ia nisi të këndonte para rreth 94 mijë tifozëve, duke e festuar kështu fitoren.