Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul.
Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me “wazari”.
Shikojeni edhe njëherë momentin e fitores së Akilit.