Qyteti i Pejës sikurse edhe shumë qytete të tjera, po vazhdon të përballet me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Si pasojë e tyre niveli i lumit Lumbardhi është rritur tejet shumë dhe i njëjti rrezikon të dalë nga shtrati.
Aktualisht si pasojë e sasisë së madhe të shiut nëpër disa rrugë, ka nisur shembja e trotuareve.
Telegrafi ka siguruar pamje nga momenti i shembjes së trotuareve në një lagje të Pejës.
Ndërkaq kryetari Gazmend Muhaxheri ka thënë se situata aktualisht është e menaxhueshme.
Për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohet për vërshime dhe vështirësi në qarkullim.