1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Momente emocionuese: Thaçi telefonon prindërit për 14-vjetorin e pavarësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, sot me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë ka telefonuar prindërit e tij, Haxhi dhe Hyrë Thaçi.

Ai i ka uruar më të dashurit e tij për këtë ditë të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj.

Lajmin e ka konfirmuar i biri i ish-presidentit, Endriti.

Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se përmes kësaj telefonate Hashim Thaçi ua ka uruar këtë festë jo vetëm familjarëve por të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi I lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin!”, ka shkruar Endriti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img