Ish sulmuesi i Lyonit dhe Swansea Cityt, Bafétimbi Gomis, është alivanosur në fushën e futbollit.
Ai në ndeshje me Galatasarayn kundër Kasimpasas, ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar në 16-shin e kundërshtarit.
Më pas në fushë kanë hyrë ekipi i mjekëve të Galatasarayt dhe kanë kontrolluar Gomisin, i cili pas kontrollit nga mjekët e ekipit të tij, është kthjellur dhe ka vazhduar ndeshjen deri në fund.
Galatasaray humbi këtë ndeshje me rezultat 2-1 nga Kasimpasa. Me këtë humbje Galatasaray ka rënë në vendin e 2-të të Super ligës turke.
https://youtu.be/BqtEMKR28vc