2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Molliqajt i kërkohet ta largojë një postim ku shihet numri i telefonit i ministrit Murati

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së ka njoftuar se nga Agjencia për Informim dhe Privatësi i kanë kërkuar ta largojë një postim të tij ku shihet edhe numri i ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkruan Insajderi.

Molliqaj pretendon se kjo kërkesë është bërë ka vet ministri.

Sipas tij kjo është tendencë e pushtetit për me ia mbyll gojën.

“Pushteti po don të na e mbyllë gojën. Nuk do t’ia dalin. Kam pranuar një vendim të Agjensisë për Informim dhe Privatësi, ku kërkohet nga unë që ta largoj nga Facebook posterin me numrin e telefonit të ministrit Hekuran Murati. Ankesa në këtë Agjension është bërë personalisht nga ministri. Para më shumë se 1 viti, në kuadër të aksioneve tona politike, patëm reaguar kundër deklaratave të turpshme të ministrit Hekuran Murati. Ai në facebookun e tij kishte nënçmuar veteranët e UÇK-së dhe tërë luftën çlirimtare. Kishte thënë me tallje që “më lirë do të na kushtonte të angazhonim mercenarë” për ta çliruar Kosovën”, shkroi ai në Facebook.

Ai këtë vendim të AIP-it e ka konsideruar politik.

“Bindjet e tij karshi luftës çlirimtare po i shohim përditë. I pamë edhe në seancën e turpit kur ministri dhe deputetët e pushtetit, larguan pensionin e veteranit nga paga minimale. Përmes ndërhyrjeve politike, Agjensioni për Informim dhe Privatēsi merr vendimin e dytë kundër PSD-së. Fillimisht na dënuan me 20.000 euro gjobë për një aksion simbolik politik, tash të dytën herë marrin vendim kundër nesh sepse paskemi shqetësuar ministrin. Ndërhyrja politike brina nuk ka. Na vjen mirë që nga aktiviteti ynë, ministri është shqetësuar. Ai ka qenë edhe qëllimi. Postimin e largova sepse këtë qëllim e kemi arritur, tash numrin e Hekuranit e ka secili. Këta e dijnë, por po ua përsërisim, nuk do të mund të na ndalin”, tha Molliqaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img