2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: VV e LDK po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pozita e pushtet!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka komentuar çështjen e mos-arritjes së koalicionit në mes VV dhe LDK-së.

Molliqaj tha se për më shumë se dy vite, VV dhe LDK kërkonin-me të drejtë-rrëzimin e qeverisë dhe se  për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverise të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Molliqaj tha se në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.

2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.

3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img