Site icon PrishtinaPress

Molliqaj vazhdon thirrjet për protestë: Rezistenca është jetike, e domosdoshme dhe urgjente

Partia Socialdemokrate (PSD) nesër do të mbajë protestë në sheshin “Zahir Pajatazi” në Prishtinë.

Kreu i kësaj partia, Dardan Molliqaj ka vazhduar të bëjë thirrje për këtë protestë, duke postuar një video.

Krahas saj ka shkruar se rezistenca është jetike, e domosdoshme dhe urgjente.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të cenohet.

“Rezistenca është jetike, e domosdoshme dhe urgjente. Qenësia e Kosovës nuk mund të cenohet”, ka shkruar ai në mbi shkrimin e videos.

Ai ndër të tjera ka thënë se me marrëveshjen e Ohrit rrezikohet shtetësia dhe në anën tjetër përmbyset demokracia.

“A duhet nesër me qenë në shesh? Për bindjen time të thellë po, për shkak se në njërën anë na rrezikohet shtetësia dhe në anën tjetër po na përmbyset demokracia. Pra, kemi një qeveri të papërgjegjshme karshi zotimeve të veta dhe kemi një marrëveshje të keqe karshi interesit tonë shtetëror” ka thënë Molliqaj.

Exit mobile version