Gruaja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj Dehari, ka reaguar pas deklaratës së sontme të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj, kur po diskutohej çështja e zhdukjes së mostrave të Deharit.
Në një pikë, Molliqaj deklaroi se asnjë zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje s’e kishe vizituar Astrit Deharin sa ishte në burg, gjë të cilën e ka demantuar bashkëshortja e Deharit, Arta, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Për hir të korrektësisë”, ajo tha se ministri Liburn Aliu dhe kryeministri Albin Kurti kishin shkuar te familja Dehari për të kërkuar që ta vizitojnë atë në burg.
“Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit”, tha ajo përmes një reagimi në Facebook. /Reporteri.net/.
Reagimi i plotë:
Per hir te korrektsise qe u permend nga Dardan Molliqaj sot ne emisionin Rubikon, sa i perket vizitave ne burg sa ishte Astriti qe asnje nga zyrtaret e Vetevendosjes nuk e kane vizituar Astritin ne burg dhe familjen ne shtepi nuk jane te verteta.
Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit.
Po Dardani, duhet me pase parasyshe qe keto vizita nuk kane mundur te realizohen pasi qe Astritin pas dy dite qe ne e keni realizuar viziten e fundit e kane vra ne Burg.
Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret.