Dardan Molliqaj, i pari i socialdemokratëve kosovarë ka thënë se Hashim Thaçi është i pakrahasueshëm me kryeministrat e tjerë.
I ftuar në “Mejdan me Shkumbin Kajtazin”, prodhim i lajmi.net, Molliqaj krahasoi dy figurat mbase më të komentuara, atë të Thaçit e Kurtit.
Sipas Molliqajt, Kurti është kryeministër si gjithë të tjerët, përveç asaj se i ka fituar 50%.
Ndërkaq, sa i përket historisë dhe shtetndërtimit, Thaçi është i pakrahasueshëm. Madje, ai thotë se këtë e ka deklaruar edhe sa ka qenë kundërshtar i tij.
“Kurti është kryeministër si gjithë të tjerët. Përveç që ka 50%. Ky është dallimi. Në kontekstin e proceseve historike dhe shtetndërtimit, Thaçi është i pakrahasueshëm. Këtë e kam thënë edhe kur kam qenë kundërshtar i tij, sepse m’u ka bë një pyetje e tillë një ditë”, shtoi ndër tjerash Molliqaj për lajmi.net.