“Mendoj që duhet të shkarkohet Albin Kurti”.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Socialdemokrate, teksa u pyet se a duhet të mos vazhdohet procesi i dialogut, në emisionin “Debat Plus”.
“Kjo është gjuhë e pushteteve autoritare,mundesh edhe tëna vrasësh, kjo s’do të thotë asgjë për demokraci, fakti i numrave është fakt për me të dhënë fuqi jo drejtësi, numra ka pasur edhe Hitleri, Millosheviqi. Kjo gjuhë, ështëkërcënuese, sepse nuk e zhduk ti opozitën. Nuk vendos kryeministri për me na zhduk as që të na rritë, si të fol kështu kryeministri, realisht ai flet për dëshirën e tij”, tha ai.
Ndryshe, Kurti la të nënkuptonte se, sipas tij, në rast të zgjedhjeve të parakohshme rezultati pro partisë së tij do jetë edhe më i thellë.
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon shkarkimin e dorëheqjen time, herë kërkon zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës, unë jam i interesuar ta mund në zgjedhje opozitën dhe jo ta zhduki”, tha ai.