Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi, dialogu s’ka kuptim

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardani Molliqaj, në një intervistë për Ekonomia Online, zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi është ripërcaktimi i kufijve, në mënyrë që të vazhdohet përpara në të gjitha proceset integruese.

Sipas tij, sulmi terrorist në veriu ka ardhur pas marrëveshjes së fundit, në të cilën sipas tij, në qendër është formimi i Asociacionit. Ndonëse pohon se kjo marrëveshje nuk i integron serbët e veriut të Kosovës dhe nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë.

Molliqaj ka thënë se sulmi në Banjskë ka qenë politik dhe se grupi terrorist është udhëhequr nga Serbia. 

“Beso që është krejt e qartë se sulmi është politik, vjen nga grupet të cilat i kontrollon drejtpërdrejt Serbia. Është sulm që edhe është pritur, është folur, është diskutuar, unë besoj që më shumë se sa të merremi tash me hetime ose jo hetim është të kthemi të çështja që është përmbajtjesore. Qëndrimi i Partisë Socialdemokrate ka qenë i tillë, marrëveshja e Brukselit ku në qendër është Asociacioni nuk i integron Serbet e veriut të Kosovës dhe nuk i normalizon marrëdhëniet me Serbinë, përkundrazi i rrit gjasat për konflikt. Një gjë e tillë po ndodh pas asaj marrëveshje kemi konflikti më të madh që kemi pasur ndonjëherë, qoftë me serbët lokal, qoftë me Serbinë që nga shpallja e pavarësisë. Prandaj besoj që në vend se të merremi diskutime të tilla do të duhej të kishte reflektim nga shteti i Kosovë, përkatësisht, Qeveria, presidentja dhe Kuvendi. Që të hapet mundësia për një zgjidhje të përhershme e që për ne është e qartë ajo e cila është, ripërcaktimi i kufijve. Kjo agoni e negociatave të pa fund, e marrëveshjeve të pa fundme, që qojnë në konflikte të përsëritura është e gabuar edhe nuk duhet që të vazhdoj tutje”, tha ai. 

Molliqaj ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk dëshiron paqen, por është e dhënë pas konfliktit, e që sipas tij, është duke ndjekur rrugën e shteti serb. 

Ai ka thënë se negociata e pa fund po e dërgojnë vendin në konflikte të përsëritura, duke shtuar se kjo është e gabuar edhe nuk duhet që të vazhdojë tutje, raporton EO. 

“Unë besoj që problemi në veri është problem politik, para Rajdoçiqit ka qenë Veselinoviç. Nuk është problemi i veriut problem i krimit, krimi është aty për shkak se është problemi politikë. Në veriun e Kosovës jetojnë qytetarë që nuk duan të jetojnë në Kosovë, sa më shpejt që e kuptojmë këtë çështje aq më shpejt mund të gjejmë zgjidhje. Sa më shumë që kuptohet që veriu na qenka problem i krimit dhe ne duhet të shtojmë forcë atje aq më shumë konflikte, aq më shumë dëme. Asociacioni a u pranuar në marrëveshjen e Brukselit dhe ja ku jemi, tani a kemi sanksione për shkak të zgjedhjeve të pa nevojshme që janë mbajte në veri, për shkak të dërgimit të kryetarëve dhunshëm nëpër institucione i kemi sanksionet nga BE-ja. A erdhëm në konflikti i sponzorizuar i drejtuar nga Serbia drejtë Kosovës. Prandaj mua me duket se me vazhduar me fol njëjtë sikur se nuk ka ndodh as gjë është investim  për konfliktin e ardhshëm. Kush do Asociacion do edhe konflikt, kush do refuzim të Asociacionit pa alternativ do prapë konflikt unë besoj që neve na duhet paqe dhe na duhet zgjidhje politike”. 

“Nuk po duket që janë gjasat e mëdha por nuk janë zero. Përderisa nuk janë zero gjithë ata që duan paqen, gjithë ata që duan zhvillimin e mirëqenien e njerëzve të punojnë për paqe. Mua më duket që qeveria e Kosovës nuk e do me çdo kusht paqen, më shumë e do konfliktin më shumë e do luftën se sa paqen. Mos të flasim për Serbinë që dihet, Serbia historikisht ka qenë shkaktare, prodhuese e luftërave ndër dekada në Ballkan dhe jo vetëm. Duket që i’u ka bashkuar atij mentaliteti edhe qeveria aktuale e Kosovës. Besoj që duhet me u fokusuar më shumë në zgjidhje të cilat duket që më të mundshme janë tani me qenë të mira për Kosovën se sa në zhvillimet ndërkombëtare që pritet në të ardhmen”. /EO/

Exit mobile version