Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka theksuar se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë sjellë paqen në Ballkanin Perëndimor.
Kështu deklaroi Molliqaj, duke komentuar sondazhin ku 50.50 për qind e qytetarëve e mbështesin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë, kurse, ripërcaktimi i kufijve me Serbinë e ka një mbështetje prej 49.50 për qind.
“Po e citoj një fjali prapë, edhe kjo në fillim, në mars të 2022… që kam thënë që do të bëhet Asociacioni dhe do të bëhet me kompetenca me të mëdha se viti 2013 dhe 2015, kjo për ma ka qenë e qartë. Çka çon në paqe një zgjidhje përfundimtare që e pranojnë palët. Cila është ajo zgjidhje përfundimtare që e pranojë palët? Sipas neve ka qenë ripërcaktimi i kufijve, nuk len vegza mes vete”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus.