Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Pushteti sulmon mediat çdo ditë, ministrat iu ikin, sigurimi i sulmon gazetarët

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas regresit që Kosova ka shënuar në indeksin vjetor të Reporterëve pa Kufij.

Molliqaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova po degradon edhe në lirinë e mediave.

Ai ka përmendur se pushteti sulmon mediat, nuk del në intervista dhe më pas ankohet për informimin e tyre.

“Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët.

Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve.

Qeveria sponsorizon fakenews permes profileve fallce.” – ka shtuar ai.

Exit mobile version