Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Prej vitesh jemi për ripërcaktim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e pranueshme nga dyja palët.

Molliqaj në “Debat Plus” thotë se është për ripërcaktim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe në PSD-në e kaluar një grup i madh kemi qenë për ripërcaktim të kufijve. Për shkak se kryetar ka qenë Shpend Ahmeti dhe për shkak të ruajtjes së unitetit të brendshëm ne nuk jemi deklaruar. Ndryshe ne prej vitesh jemi për ripërcaktim të kufijve sepse ne nuk besojmë se mund të ketë marrëveshje përfundimtare pa pasur paqe të përhershme”, tha Molliqaj përcjell Telegrafi.

“Kosovës më shumë se shtetësinë, Serbia duhet të ia njeh subjektivitetin. Bosnjës ia ka njohur shtetësinë por jo edhe subjektivitetin, rrjedhimisht nuk është e barabartë dhe është e minuar”.

Molliqaj thotë se Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia nuk mund të kenë zhvillim ekonomik pasi i kanë problemet e njëjta.

“Deficitin tregtarë nuk e kemi problem me njëri tjetrin sa e kemi me BE-në. Ikjen e trurit dhe fuqisë punëtore e kemi problem të njëjtë. Rrjedhimisht neve na nevojitet kjo njohje e subjektivitetit pas na duhet zhvillimi e mirëqenia”, tha ndër të tjera Molliqaj./Telegrafi/

Exit mobile version