-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj për Rastin Dehari: VV dhe Haki Abazi të pasinqertë

Kryetari PSD-së, Dardan Molliqaj, vlerëson se lidhur me rastin e Astrit Deharit ka josinqeritet nga ana e të dyja palëve.

Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai shprehet se kur ka shkuar Haki Abazi në Vetëvendosje, ka pasur deklarata të mëhershme që “Dehari është vrarë nga Vetëvendosja”, dhe këtyre të njëjtëve nuk i ka penguar dhe as nuk e kanë marr në pyetje e as nuk i ka interesuar, veç “mirë meqë po shkonte të Albin Kurti”. Dhe shton Molliqaj, se kur e kanë pyetur Abazin, ai ka thënë se “unë nuk kam menduar që këta që janë në Vetëvendosje, po ata që kanë dalë nga aty e kanë bërë (PSD)”.

“Tash ky doli nga VV, tash ndërrojnë rolet, tash ky po thotë që këta nuk po duan të zbulojnë, pra nuk qenkemi ne. Pra, mua më duket që ata që e duan Astritin, duhet me ia dashtë edhe kauzën për me mujt me ia dashtë drejtësinë, e jo instrumentalizimin. Kushdo që do që të bëjë instrumentalizim, dijeni që e ka një qëllim politik prapa kësaj – dikush e ka për ta sulmuar kryeministrin, kryeministri e ka tash për ta bërë marrëveshjen për Asociacionin, d.m.th nuk janë të shkëputura”, deklaroi Molliqaj në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img