2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj për protestën për veteranët: Kjo është veç e para!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë që protesta e sotme për veteranët është vetëm e para, dhe se qeveria nuk ua ka borxh, sipas tij, fyerjet dhe poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.


“Kjo është veç protesta e parë! Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.


“Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese”.


Molliqaj shtoi që, sipas tij, arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare.


“Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit”.
“Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img