Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave për autostradën Prishtinë-Gjilan.
Molliqaj ka akuzuar qeverinë se i ka mashtruar qytetarët e Gjilanit.
Postimi:
Premtuan që autostrada Prishtinë – Gjilan do bëhej deri në fundin e vitit të kaluar. Një mandat pushtet qendror e një mandat pushtet lokal dhe autostradës as nuk i shihet fundi: jo për nga gjatësia, por për nga përfundimi i punimeve.
Mbrëmë Ministri Liburn Aliu tha se premtimi ishte i gabuar dhe që Kryeministri Kurti u vu në lajthitje. Datën kur autostrada do bëhet as që përmendi.
Kush u vu në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, jo ju. Ju mashtruat!