0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj për pjesëmarrjen e VV-së në “Marshojmë për Drejtësi”: Ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste

Pas njoftimit të Vetëvendosjes për pjesëmarrje në mashin “Marshojmë për Drejtësi” ka reaguar i pari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Përmes Facebook-ut, Molliqaj është shprehur se një ditë më parë kryeministri thoshte se nuk kishte dëgjuar për marshin, kjo sipas Molliqaj është kalkulim.

“Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri mbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve”, ka shkruar Molliqaj, përcjell Reporteri.net.

Tutje Molliqaj ka thënë që Kurti do duhej të vazhdonte konsistencën në premtimin për të “zhbërë” Gjykatën Speciale.

“Veç kësaj, jo të gjithë i kemi mundësitë e njëjta për ta mbrojtur UÇK-në. Kush ka pushtet duhet të flasë me vepra. Nëse dikur ke premtuar zhbërjen e Speciales, tash është rasti ta tregosh konsistencën”, ka thënë Molliqaj.

“Ligji për Dhomat e Specializuara mund të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë. Nëse vazhdimisht thekson se dikur nuk e ka votuar, sot pa e shuar Gjykatën mund t’i korrigjosh shumë nga padrejtësitë e saj”, shtoi ai.

Kujtojmë se më 2 prill do të mbahet marshi i organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës “Marshojmë për Drejtësi” në mbështetje t ish-krerëve të UÇK-së./Reporteri.net/

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img