Site icon PrishtinaPress

Molliqaj pas vdekjes së 30 vjeçarit në punë: Kush mendon për punëtorin sot? Një Qeveri e majtë mbase…

Kryetari Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vdekjes së 30 vjeçarit në vendin e tij të punës.

“Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit”, shkruan Molliqaj.

“Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës”.

“A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje”, thuhet në reagimin e Molliqajt.

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/835422278032610?ref=embed_post

Exit mobile version