Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka komentuar çështjen e draft statusit të Asociacionit.
Ai thotë që kryeministri Kurti po mashtron rreth kësaj çështje.
“Kurti në Kuvend e tha që unë nuk jam i kënaqur me Asociacionin, por unë e kam pranuar, që është një mashtrim sepse pjesën e keqe po thotë trashëgimi, pjesa e mirë është ajo çfarë kam intervenuar unë, që është e pa vërtetë sepse do ta shohim draftin dhe do të jetë përtej 2015 dhe 2013”, ka thënë Molliqaj.
Tutje ka theksuar faktin që Kosova akoma është në sanksione dhe sipas tij kjo është meritë e kryeministrit.
“Të mos harrojmë, ne jemi në sanksione akoma, ne edhe po e bëjmë Asociacionin edhe po bëjmë kompromise edhe po i kemi sanksionet, kjo është meritë e Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Molliqaj potencoi se Kosova duhej ta kërkonte njohjen nga Serbia me çdo kusht në procesin e dialogut.
“Asnjë autonomi në europë nuk ka funksionuar përshkak se paraprakisht shtetet që kanë pas konflikte e kanë njohur njëra tjetrën dhe pastaj e kanë bërë autonomin për komunitetin, neve së pari do duhej Serbia me na njoft me na heq prej kushtetutës së saj”, tha ai.