0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Më mirë do të ishte që Trendafilova të kthehej prapa

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas një njoftimi të Policisë së Kosovës ku njoftohej për disa masa lidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale.

Molliqaj ka thënë se Ekaterina Trendafilova më së miri do të ishte të ktheje prapa.

Postimi:

Përpjekja për ta normalizuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale, sot paska shkuar një hap tutje. Z. Trendafilova iu paska ofruar siguri shtesë. Janë thyer protokollet shtetërore sikur ajo të jetë vizitë e ndonjë presidenti nga ndonjë vend i rëndësishem, e jo kryesuesja e Dhomave të Specializuara – organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor.

Për ironi të fatit, kërkohet edhe mirëkuptim nga qytetarët për pengesa eventuale në trafik. Sikur të ishte vetëm ky problemi i kësaj vizite.

Mbase edhe kanë arsye për ta ruajtur, duke ditur që në Kosovë është e papranueshme dhe revolta ndaj saj është evidente. Më mirë do të ishte të kthehej prapa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img