0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kurti u largua nga UÇK më 2 mars 1999, s’mund të jetë veteran, duhet të hetohet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e ka quajtur veteran të rrejshëm të UÇK-së, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pasi vendosën një pankartë në hyrjen e objektit të qeverisë, Molliqaj tha se Kurti ka mashtruar, pasi është tërhequr nga UÇK-ja tre muaj para përfundimit të luftës.

“Albin Kurti është angazhuar në UÇK në gushtin e vitit 1998, përkatësisht në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të Adem Demaçit. Ndërsa është tërhequr nga UÇK-ja dhe nga kjo zyre më 2 mars të vitit 1999, pra rreth tre muaj para përfundimit të luftës, Albin Kurti mund të jetë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albin Kurti nuk është veteran luftëtar i UÇK-së dhe Albin Kurti ka mashtruar…Albin Kurti ka deklaruar rrejshëm se ai është tërhequr nga UÇK-ja me 2 mars, ndërsa është arrestuar nga Serbia me 7 prill të vitit 1999. Pra kemi një deklaratë të rrejshme të Albin Kurti. Kjo konfirmon se nëse duam të flasim për veteranët e rrejshëm, veterani i parë i rrejshëm është Albin Kurti”, tha ai.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të dorëzojnë kallëzim penal ndaj Kurtit.

“Ne e ftojmë Prokurorinë se të nis qysh sot hetimet e mëhershme për shkak se ekzistojnë dokumente kur është angazhuar dhe kur është tërhequr nga UÇK-ja dhe arrestuar nga Serbia. Të njëjtën kohë i sigurojmë secilit se gjithë ata që duan të për baltosin, denigrojnë luftën dhe veteranin e vërtet të UÇK-së do t’i kundërshtojmë me fakte dhe argumente. Por edhe me bindje tona të thella. Po ashtu, nëse sot dhe nesër  nuk fillojnë exo-fficio hetimet nga prokuroria se ekzistojnë baza dhe prova materiale për deklarim të rrejshëm të kryeministrit të Kosovës. Atëherë ne në fillim të javës do të bëjmë kallëzim penal ndaj kryeministrit të Kosovës për falsifikimin që e ka bërë në këtë proces të çështjes së veteranit të UÇK-së. Pra kryeministri i Kosovës është veteran i rrejshëm, ky që është veteran i rrejshëm po dëshiron me i sulmuar veteranët e vërtet, pasi nuk e ka qëllimin me i largu veteranët e rrejshëm. Po të kishte qenë kështu, ky nuk ish bërë veteran i rrejshëm qysh është bërë”, theksoi Molliqaj.

Javën e kaluar kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka pasur më shumë se 20 mijë veteranë të UÇK-së, ndryshe siç janë paraqitur 60 mijë. /kp

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img