2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kurti po tenton ta kontrabandojë Asociacionin, do të përballet me rezistencë qytetare

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një reagimi në profilin e tij ka thënë se tashmë nuk është sekrete korniza e re e dialogut në të cilën do të përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. 

Megjithatë Molliqaj thotë se një gjë të tillë Kurti po përpiqet që ta mbajë sekrete dhe se po provon që ta shes Asociacionin me një emërtim ndryshe.

Por kreu i PSD-së thotë se kontrabandimi i Asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar dhe ka paralajmëruar rezistencë qytetare. 

Reagimi i plotë: 

Sekreti publik 

Çka mundet me qenë sekreti në dialog të cilin e ndajnë mes vete veç Kurti e Vuçiqi? Cili është ai moment që diskutimi me Vuçiqin u bë më i rëndësishëm sesa komunikimi me qytetarët? 

Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron tek vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike. 

Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img