-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kurti do e zbatojë Asociacionin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e larguar njohjen nga Serbia dhe duke e vendosur Asociacionin në qendër, do fillojë ta zbatojë atë.

Molliqaj ka thënë se në protestën e organizuar nga PSD-ja janë përfshirë edhe kundërshtimi i marrëveshjes edhe ajo që ai ee quan papërgjegjësi e kryeministrit kundrejt premtimeve të tij.

“Ajo që neve na bën të ndihemi optimist është qe gradualisht po largohet mjegulla me të madhe. Kjo marrëveshje ka filluar të shitet si marrëveshje që në qendër e ka njohjen. Premtimi për njohjen nga Serbia po dihet që është larguar. Pos që u largu njohja nga Serbia dhe u vendos Asociacioni në qendër po ashtu u largua thuajse krejt mjegulla për njohjet nga 5 vendet anëtare të BE-së”, tha ai.

“Protesta i ka përfshirë edhe kundërshtimin e marrëveshjes edhe papërgjegjësinë e Kurtit karshi premtimeve të tij”, shtoi Molliqaj.

Sa i përket NATO-s, Molliqaj thotë se “është e qartë që nuk ka kurrfarë rrugëtimi Kosova drejt NATO-s”.

Në sytë e tij si kryetar i PSD-së, Molliqaj thotë se protesta nuk ka dështuar ani pse pritshmëritë ishin më të larta.

“Në sytë e tonë nuk dështoi protesta, nuk është as e kënaqshme as e pritshme, por ajo nuk varet veç nga numri. Mesazhi i protestës u përcoll. Ka ende njerëz që kanë shpresë që marrëveshja do të sabotohet nga kryeministri Kurti”, shtoi ai në RTV Dukagjini.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img