Lideri i ri i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj ka folur për Kryesinë e re të PSD-së, ku tha se është e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra.
Ai tha se kjo ekipë mori sot përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re.
Molliqaj deklaroi se gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimit të partisë.
Gjithashtu Molliqaj shtoi se bashkë me kryesinë e re kanë përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret përballet me valën e re të populizimit që po e prekë edhe Kosovën.
Postimi i plotë:
Një javë pas zgjedhjes, Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate mbajti mbledhjen e parë ku zgjodhi Kryesinë e re të PSD-së, nënkryetarët dhe Sekretaren e Përgjithshme. Kryesia e përbërë nga 50% gra dhe 50% burra, është ekipa që sot mori përgjegjësinë e udhëheqjes së PSD-së në rrugën e saj të re.
Kjo mbledhje u përshkua nga diskutimi mbi projektin e ri politik të PSD-së dhe profilizimin e ri të partisë, si parti e majtë progresive dhe anti-populliste. Gjatë muajit janar do të përmbyllet edhe faza e profilizimin të partisë.
Bashkë me kryesinë e re kemi përpara një rrugë të gjatë e të mundimshme për të prodhuar në Kosovë një subjekt që përmes kritikës ideologjike dhe veprimit konkret do të përballet me valën e re të popullizmit që po e prekë edhe Kosovën.
Urime të gjithë atyre që u zgjodhën sot në pozitat drejtuese të Partisë Socialdemokrate!





