-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj kritikon pushtetin: Këta që secilës kritikë ia gjejnë rrënjët në Serbi e në Rusi po lypin debate korrekte

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, i ka dalë në krah gazetarit Lirim Mehmetaj pas ftesës nga Prokuroria e Kosovës.

Molliqaj, duke iu drejtuar deputetit Dimal Basha, tha ndër të tjera se ata po kërkojnë debate korrekte përderisa të njëjtit “linçimin e akuzën publike e ka specialitet, mbase patentë”.

Reagimi i plotë:

Gazetari Lirim Mehmetaj qenka ftuar në prokurori për intervistim sepse kështu ka kërkuar Dimal Basha. Subjekti që etiketimin, linçimin e akuzën publike e ka specialitet, mbase patentë, po kërkon që akuza ndaj tyre me u trajtu ne Gjykatë. Këta që secilës kritikë ia gjejnë rrënjët në Serbi e në Rusi po lypin debate korrekte.

Çfarë po thotë VV me këtë gjë? Legjitimiteti, e drejta e akuzës na takon, tash duhet veç edhe me i kapë gjykatat e prokuroritë. Diku, ndonjë edhe e kanë bërë për vete: ndonjë prokuror, ndonjë gjyqtar, RTK-ne. Por, ndryshe nga paraardhësit, këta nuk duan kapje nga anash. Kanë filluar në mënyrë sistemore me Ligjin për KPK-në, i njëjti po miratohet pasnesër; ka vazhduar me tendencën për kontroll mbi video-përmbajtjet nga KPM. Censurë përmes KPM, akuzë përmes KPK.

Kur pushteti denoncon, po kërkon disiplinim. Kur përdor institucione, veçse ka marrë formë shtypëse.

Në një shoqëri të lirë, liria e secilit është liria jote. Ajo është e sulmuar kur sulmi vjen nga pushteti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img