Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka reaguar ashpër krerëve të partive opozitare. Memli Krasniqit të PDK-së e Lumir Abdixhikut të LDK-së.
Sipas tij Krasniqi dhe Abdixhiku janë bërë pjesë e lojës së kryeministrit, Albin Kurti për të mos treguar përmbajtjen e draftit të Asociacionit të propozuar nga BE dhe SHBA.
“Tregojeni draftin Lumir e Memli”, është fjalia me të cilën Molliqaj e ka nisur reagimin.
“Puna e fshehtë është mënyra e kryeministrit. Pjesë e kësaj loje janë bërë edhe Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku. Ata jo thjesht kanë abstenuar nga çfarëdo kundërshtimi. Po i shërbejnë Kurtit edhe në menaxhimin e opinionit publik. Marrëveshjen e din Kurti, mbase Besnik Bislimi; e kanë parë edhe liderët opozitarë, askush tjetër”, shkroi Molliqaj në Facebook.
Ai ka thënë se dialogu i udhëhequr nga Kurti është më jo transparenti.