Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: Krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë, duhet të ndërrohet juridiksioni i Speciales

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, që ka ftuar protestën e sotme kundër Gjykatë Speciale ka thënë se krerët e UÇK-së që janë arrestuar po mbahen peng në Hagë.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”, ka thënë Molliqaj.

“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”, ka shtuar ai tutje. 

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së. 

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UCK-së.. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale dhe sipas tij kjo është nevojë urgjente.

“Duhet të ndërrohet juridiksioni i kësaj gjykate. Është moment urgjence, duhet të veprojmë tash”, ka shtuar tutje Molliqaj.

Exit mobile version