Site icon PrishtinaPress

Molliqaj: KEK ka bërë tregti me kompani ilegale – ky është material shtesë për prokurorinë

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka hedhur sërish akuza në drejtim të organeve të KEK-ut, pasi sipas tij, ky institucion ka bërë tregti me kompani ilegale.

Përmes një publikimi, ai ka rikujtuar gjobën nga ZRrE prej 3.2 milionë euro, ndërsa shtoi se kjo do duhej të ishte material shtesë për prokurorinë.

Madje, ai tha se si PSD kanë dërguar pyetje në ZRrE.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Çka po fshihet në KEK?

KEK është gjobitur nga ZRRE me 3.2 milionë euro gjobë, sepse ka tregtuar energji elektrike me kompani që nuk janë të licensuara për operim në Kosovë. Pra KEK ka bërë tregti me një kompani ilegale.

Kjo do të duhej të ishte material shtesë për prokurorinë. Sepse në këtë formë janë bërë një sërë shkeljesh duke dëmtuar kompanitë e licensuara.
Ne kemi drejtuar pyetje ndaj ZRRE për këto çështje:

Pse janë përzgjedhur kompani të palicensuara për të tregtuar energji?
Sa është sasia e tregtuar e energjisë me kompanitë e palicensuara?
Sa është kostoja financiare e këtij tregtimi?
Kush janë kompanitë e palicensuara me të cilat KEK ka tregtuar energji?

Këto çështje dhe të tjera që kemi ngritur do ta zbardhin edhe më shumë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e theksuar në këtë sektor!

Exit mobile version