-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj: Kam dëshirë me rrëzu Kurtin, atë kemi me rrëzu ne ose një parti e re

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se opozita po ka dëshirë ta rrëzojë Kurtin, por jo edhe vullnet e guxim për ta bërë këtë.

”Opozita i kishte vendosur krejt bastet që Amerika ka me rrëzu Albin Kurtin, nuk po kanë fuqi e as guxim e as gatishmëri me rrëzu. Me rrëzu po kanë qef, nuk po them që janë me të. Por kur vendosë baste kjo është dëshirë, e aty nuk ka analizë”, ka thënë ai.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti rrëzohet kur të bindet populli rreth tij, sipas tij këtë jo domosdoshmërisht mund ta bëjë PSD-ja, duke thënë se mund të ketë edhe parti të reja.

“Unë kam dëshirë por edhe vullnet me rrëzu Albin Kurtin, por unë jam i vetëdijshëm që Albin Kurti ka me u rrëzu kur popullin e Kosovës kemi me bindë ne, ose një parti e re ose dy parti të reja”, ka thënë Molliqaj.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img