Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se aksioni i PSD-së, ndaj ministrit Hekuran Murati është bëre për inat dhe asgjë tjetër.
Sipas Molliqaj, kryeministri nuk e ka hallin tek inati i kujtdo, por sikletin e ka me PSD, pasi që është duke vepruar jashtë domenit të tij hegjemonik.
“Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve’’, tha Molliqaj
Kryetari i PSD-së, tha se Kurti aty ku nuk mundet ti nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë.
Ai i bëri thirrje Kurtit, që ti lë anash inatet e të i plotësojë kërkesën e punëtoreve.
Postimi i plotë i Molliqajt, pa ndërhyrje:
Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion.
Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve.
Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjeket mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.
Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!/Prishtinapress/