-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Molliqaj i zhgënjyer me Kurtin, Haxhiun e Sveçlen, e quan lajm të mirë takimin me Grupin Parlamentar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se është tepër i zhgënjyer që Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro iniciativës për takim të përbashkët të Grupit Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza në parti.

Molliqaj ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza që ka përfshirë VV-në.

Ai, vendimin e marrë dje në mbledhjen e Kryesisë së VV-së, e ka quajtur si lajm shumë të mirë.

Postimi pa ndërhyrje i Molliqajt

Lajm shumë i mirë për Lëvizjen, aktivistët e saj si dhe për të gjithë simpatizuesit tanë vendimi i djeshëm i Kryesisë së Lëvizjes për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kjo krizë, takim ky në të cilin padyshim se do të marrë pjesë.
Falënderoj të gjithë ata që e mbështetën këtë iniciativë në të mirë të Lëvizjes. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i tejkalojmë problemet që kemi.
Megjithatë, ndihem tepër i zhgënjyer që anëtarja e kryesisë Dejona Mihali votoi kundër këtij propozimi, ndërsa deputetët të cilët janë edhe anëtarë kryesie, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla abstenuan dhe nuk votuan pro kësaj iniciative.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img